Video

15/03/2013 12:04:35

Dy vjet pas revoltės nė Siri

Nga Rita Dau






BEJRUT - Mė shumė se 70 000 tė vdekur, njė milionė refugjatė dhe njė vend nė shkatėrrim. Nė dy vjet, revolta kundėr regjimit tė Bachar al-Assad nė Syrie ėshtė kthyer nė njė luftė civile shkatėrruese, pa rrugėdalje.

Shtypur me gjak, revolta paqėsore e qindra mijėra sirianėve qė kėrkojnė mė shumė liri ėshtė transformuar nė njė konflikt tė armatosur mes ushtrisė tė lidhur ngushtė me regjimin dhe grupeve rebele. "Siria po degradohet pa asnjė zgjidhje nė horizont'', konfirmoi Khattar Abou Diab, profesor nė marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Universitetin, Paris-Sud.

Ndėrkohė qė tuniziani Ben Ali dhe egjiptiani, Moubarak u rrėzuan disa javė pas manifestimeve, jeminiti, Saleh u rrėzua pas njė viti presion dhe libiani, Kadhafi u vra pas tetė muajsh konflikt, presidenti Assad duket mė shumė se kurrė i etur pėr pushtet.

Rusia, mbėshtetėsi kryesor i regjimit, tė cilin ajo e furnizon me armė, ėshtė shprehur sė fundi e sigurt se Assad nuk do tė largohet, ndėrkohė qė aleati iranian ka bėrė tė ditur se Assad do tė marrė pjesė nė zgjedhjet presidenciale nė vitin 2014.

Ndarė mes perėndimorėve pro-opozitės, rusėt dhe kinezėt kanė bllokuar tri herė njė rezolutė qė kėrcėnonte regjimin me sanksione, ndėrkohė qė bota ka mbetur e pafuqishme.

"Pėr aq kohė sa administrata Obama nuk do tė dojė tė ndėrhyjė nė Siri, dhe ajo nuk e dėshiron kėtė, Assad do tė jetė i qetė'', theksoi Nadim Shehade, studiues nė Chatham House nė Londėr. "Amerikanėt kanė mė shumė frikė se ēfarė do tė ndodhte pas Assad sesa vetė Assadin'', shtoi ai.

''Regjimi i presidentit, Bachar al-Assad ėshtė i dėnuar, pavarėsisht mbėshtetjes sė Rusisė dhe represionit tė pėrgjakshėm tė njė revolte qė nuk dobėsohet'', theksojnė analistėt.

"Dy vjet mė parė, tė thuhej se Assad do tė rrėzohej ishte e paimagjinueshme ndėrkohė qė dy vjet mė pas, kryengritja ėshtė po aq e gjallė, pavarėsisht vėshtirėsive'', konfirmon Salman Shaikh, drejtor i ''Brookings Center'' nė Doha.

Pikėnisja e revoltės/ Mė 16 mars 2011, adoleshentėt nė Dera shkruajtėn nė muret e shkollės sė tyre ''populli kėrkon rrėzimin e regjimit'', tė nxitur nga lajtmotivi i revolucioneve tuniziane dhe egjiptiane. Reagimi i regjimit ishte brutal: adoleshentėt u burgosėn dhe u torturuan, sipas militantėve duke shkaktuar indinjatė dhe nisjen e njė kryengritjeje tė pandalshme.

Manifestime tė vogla nė Damask nė kėrkim tė reformave demokratike shkaktuan ''efektin domino'' dhe qindra mijėra sirianė filluan tė manifestonin nė mbarė vendin nėn plumbat e forcave tė sigurisė. Regjimi i klanit Assad, nė pushtet qė prej mė shumė se 40 vjetėsh, mendoi se do ta shtypte sa mė shpejt revoltėn, ashtu si rasti nė muajin shkurt 1982 gjatė represionit tė Vėllezėrve Mysliman nė Hama, qė shkaktoi, sipas vlerėsimeve, 10 000 deri nė 40 000 tė vdekur.

Shumė shpejt ai njoftoi njė sėrė reformash: heqjen e gjendjes sė urgjencės, njė ligj mbi partitė dhe median dhe njė Kushtetutė tė re duke i dhėnė fund 50 viteve tė predominancės sė partisė Baas. Por kėto masa janė eklipsuar nga pėrshkallėzimi i dhunės mes forcave tė qeverisė dhe njė opozite qė mobilizohet.

Regjim autoritar deri nė ''palcė''/ Nga tė gjitha revoltat e ''Pranverės Arabe'', kryengritja siriane ka qenė ajo qė ėshtė shtypur mė brutalisht'', thekson Khattar Abou Diab, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin Paris-Sud. "Ėshtė njė regjim autoritar deri nė palcė'', shton ai. "Represioni ka detyruar njerėzit tė mbrohen. Regjimi ka arritur deri aty sa kjo revoltė tė transformohet nė konflikt civil'', thekson Abou Diab.

Disa vende kanė kėrkuar tashmė armatosjen e rebelėve, me njė ekip tė dobėt dhe tė privuar nga mbėshtetja ndėrkombėtare, nga e cila pėrfituan rebelėt libianė, por kancelaritė perėndimore mbeten tė rezervuara duke iu trembur njė lufte civile dhe pėrfshirjes sė Al-Kaedės.

"Ky revolucion nuk ka pasur aleatė ashtu si tė tjerėt. Nė rastin libian, nafta nxiti ndėrhyrjen, ndėrsa nuk ėshtė kėshtu nė rastin e Sirisė'', thekson Abou Diab. Pėrveē ndarjeve mes bllokut Moskė-Pekin nga njėra anė dhe bllokut tė arabėve, evropianėve dhe amerikanėve nga ana tjetėr ekziston frika e njė bllokimi tė pėrhershėm qė mund tė shkaktojė njė luftė civile duke parė ndarjen nė njė vend me maxhorancė sunite, por tė kontrolluar nga njė pushtet alaouit. "Ekziston rreziku i ndarjes", nėnvizon Abou Diab.

Planet e paqes, si ai i ish-komisionerit tė OKB-sė, Kofi Annan, dėshtuan dhe lidhjet duken se janė prerė mes pasardhėsit tė tij, Lakhdar Brahimi dhe Damaskut. Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se Siria nuk do tė jetė mė kurrė si para vitit 2011. Dhe regjimi, nėse vazhdon tė mbijetojė pėr njė kohė tė caktuar, do tė tė jetė vetėm ''hija e vetvetes'', nėnvizoi sė fundi ''International Crisis Group''.

HermesNews - ©2013